Ilirjan Rusmali voton pro gjobitjes së kryebashkiakut Veliaj

Share

Anëtari i Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), Ilirjan Rusmali ka arritur në përfundimin se kryebashkiaku Erion Veliaj duhet të gjobitet për moscaktim të një personi për raportimin e veprimtarive publike të tij.

Rusmali shprehet se në këtë rast përgjegjësia bie mbi kryebashkiakun Veliaj dhe ai duhet të gjobitet. KAS hoqi gjobën ndaj Veliaj lidhur me shkeljet e pretenduara të Kodit Zgjedhor të martën.

KAS vlerësoi se Veliaj nuk është personi përgjegjës mbi raportimin e aktivitetit për të cilin ai u akuzua se ka shkelur rregullat zgjedhore.
Veliaj u gjobit me 75 mijë lekë nga KQZ pas denoncimit të LSI për vizitat e tij në shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Sipas vendimit, Veliaj nuk kishte raportuar për aktivitetin dhe kishte kryer inaugurime.

KAS tha se kryebashkiaku nuk ka përgjegjësi administrative dhe raportimi është bërë në përputhje me ligjin./CNA.al


Share

Komente