Iljazi me 3 gra “vë në siklet” Arbana Osmanin në mes të emisionit: Për ty nuk shkoj te gratë (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Iliaz Laskaj, nga Selishta e Peshkopisë, një personazh i njohur tashmë për publikun shqiptar për shkak të historisë së tij të veçantë për bashkëjetesën me dy gra, ka rrëfyer si ka shkuar jeta e tij pasi u bë i ‘famshëm’.

I ftuar për herë të dytë në emisionin ‘Dua të të bëj të lumtur’, Iljazi refuzoi që në fillim të programit për tu ulur, duke thënë se për prezantuesen Arbana Osmani, ai rri 24 orë në këmbë.

“Je ylli i botës, na mban gjallë. S’po ulem, për ty rri në këmbë 24 orë, çfarë të kesh për të më thënë ma thuaj dhe përgjigjem në këmbë. Kam respekt për ty”, i tha Iliazi moderatores.

Kjo e fundit e pyeti nëse i bëhen xheloze gratë e prandaj nuk po ulej.

“Për ty rri tre muaj nuk shkoj te gratë hiç”, iu përgjigj ai, duke shtuar se ishte shaka dhe duke refuzuar disa herë të ulej.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *