“Iljazi me dy gra”/ Video e Ledjanës dhe Antonelës në prapaskenë s’duhet humbur

Share

Prej disa javësh tashmë, dy konkurrentet e “Për’puthen”, Ledjana dhe Antonela janë shpallur “armiket e përbetuara” të njëra-tjetrës që pas takimeve që kishin me Mevlanin.

Ledjana e akùzoi Antonelën se kishte ardhur në emision për t’i prishur punë asaj dhe kërkonte show dhe nuk i dukej aspak sikur ajo dëshironte të bënte për vete Mevlanin.

Mes vajzave ka pasur debate të ashpra dhe gjithçka nisi pasi Antonela i kërkoi Mevlanit një album, kur ky i fundit i kishte bërë një këngë Ledjanës.

Madje, thumbat e vajzave në emision vazhdojnë, mirëpo duket se marrëdhënia e tyre nuk është e tillë në prapaskenë.

Të paktën sot, ato kanë vendosur të jenë të dashura me njëra-tjetrën dhe videot nga prapaskenat i kanë habitur të gjithë.

Marrëdhënia e tyre është fiks “mike dhe rivale” dhe nëse dëgjoni me kujdes, Antonela i shpreh “dashurinë” Ledjanës.

V I D E O

“Ledjana të dua”- thërret ajo, teksa më parë ka sqaruar që sot kanë vendosur të shkojnë mirë.

Gjithashtu Mevlani e ka nisur me humor sot mbrëmjen, duke ndarë në Instagram një foto me dy konkurrentet, ndërsa krahas saj shkruan “K.Ç.K”, “Kap ça të kapësh”.

Komenti i Antonelës në këtë pozë ishte epik!

“Iljazi me dy gra”- shkruan ajo, duke i shkrirë të gjithë së qeshuri.


Share

Komente