Ina Zhupa nxjerr videon/ Si gënjeu paturpësisht Veliaj për investimet në Lumin e Tiranës

Share

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka hedhur akuza të forta ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, lidhur me rehabilitimin e Lumit të Tiranës.

Zhupa pretendon se Veliaj ka mashtruar qytetarët e Tiranës përmes propagandës fallco, kur akuzoi kreun e opozitës Lulzim Basha se nuk bëri asnjë investim për Lumin e Tiranës.

Zhupa ka publikuar një video, me anë të cilës thotë se vërtetohet se këto akuza nuk janë të vërteta, pasi sipas saj, investimi për sistemimin e Lumit të Tiranës u nis nga Basha.

Faktet flasin vetë. Ishte Lulzim Basha që nisi investimin për sistemimin e Lumit të Tiranës, pasi Edi Rama për 11 vjet e la në gjendje të mjerueshme, si një segment të botës së tretë.

Projekti i Lulzim Bashës për Lumin e Tiranës ishte shndërrimi i tij nga një bombë ekologjike, që mblidhte mbi 1 milion metër/kub plehra, në një oaz të gjelbër për kryqytetin, pjesë e Bulevardit të Ri.

Qytetarët nuk harrojnë. Ata e dinë kush flet përmes gënjeshtrave dhe kush punon për interesin e tyre.  Në të vërtetë, Erion Veliaj nuk ka vizion, nuk punon për qytetarët, sepse, njësoj si Edi Rama, shkon pas pasurimit, pas betonit, pas luksit.

Bulevardi i Ri, Pazari i Ri, Lumi i Tiranës, çdo projekt strategjik në interes të qytetarëve dhe me të cilin Erion Veliaj mburret, është projekt i Lulzim Bashës si Krytar i Bashksië së Tiranës dhe i bllokuar nga Edi Rama sapo erdhi në pushtet.

Me mashtrime të tilla si ky i sotmi, as erion Veliaj as Edi Rama nuk mbulojnë dot dështimin për 8 vjet në krye të qeverisë dhe 6 vjet në krye të bashkisë. 

Kur të votojnë në 25 prill, qytetarët do të kenë në kujtesë se kur ata ishin në hall nga pandemia, ku ishin në hall nga tërmeti, kur ishin në hall nga përmbytjet, kur ishin në hall për bukën e gojës dhe për një vend pune, qeveria e Edi Ramës ishte në Dubai, në restorantin më të shtrenjtë, ku 1 biftek shitet deri në 1 mijë usd.

Këta nuk kanë turp! Erion Veliaj nuk ka turp, Edi Rama nuk ka turp! Gënjejnë, mashtrojnë, bëjnë propagandë, sepse për këta njerëzit nuk janë asgjë. Puna e tyre është trefishimi i pasurive të deklaruara. Puna jonë është ta largojmë këtë të keqe.

Qytetarët duan ndryshim dhe Partia Demokratike është e gatshme të sjellë ndryshimin. Lulzim Basha do të sjellë një të ardhme të re për Shqipërinë dhe një qeveri që kujdeset për qytetarët”, theksoi demokratja gjatë një deklarate për shtyp./ CNA.al


Share

Komente