Inaugurimi i Biden-it do të ndryshojë, shkaku i COVID-19

Share

432532687 highres

Përurimi i Presidentit të zgjedhur Joe Biden do të jetë një version i zvogëluar i traditave të zakonshme që nuk do të rrezikojnë shëndetin e amerikanëve mes pandemisë, tha një ndihmës i lartë të dielën.

“Unë mendoj se do të duhet patjetër të ndryshohet,” tha Shefi i Shtabit i Shtëpisë së Bardhë, Ron Klain.

“Padyshim, ky nuk do të jetë i njëjti lloj inaugurimi që kemi pasur në të kaluarën.”

Presidenti i zgjedhur Demokrat u sulmua në mënyrë të përsëritur nga Presidenti Republikan Donald Trump për mbajtjen e maskave dhe praktikimin e masave të tjera lehtësuese të COVID gjatë fushatës për Shtëpinë e Bardhë. Trump, i cili nuk ndoqi të njëjtat masa paraprake, pati vetë COVID-19 në fillim të tetorit dhe ka pasur infektime të shumta midis stafit të Shtëpisë së Bardhë dhe familjes së tij.

Klain tha se Biden dhe Zëvendës Presidentja Kamala Harris do të vazhdojnë të theksojnë praktikat e sigurta kur të marrin detyrën në 20 janar, por nuk do të shtjellojnë detajet, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch


Share

Komente