September 25, 2021

Indi: 11 të vdekur nga rrufeja

Shpërndaje lajmin

Shirat dhe goditjet e rrufeve lanë të vdekur të paktën 11 njerëz dhe plagosën shumë të tjerë në qytetin verior të Jaipur në Indi.

Thuhet se viktimat po bënin selfie nën shi, në majë të një kulle vrojtimi në ‘’12th Century Amer Fort’’, një atraksion popullor turistik.

Rreth 27 njerëz ishin në kullë dhe murin e fortesës kur ndodhi incidenti – dhe disa prej tyre thuhet se u hodhën në tokë, raporton BBC.

Goditjet e rrufesë ka vrarë mesatarisht 2.000 indianë që nga viti 2004.

Një oficer i lartë policie i tha medias lokale se kulla ishte një vend i njohur në fortesë, duke shtuar se shumica e njerëzve midis të vdekurve ishin të rinj.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *