Infektime të larta me Covid, spitali rajonal i Shkodrës gati, 95 shtretër për pacientët

Share

Qyteti i Shkodrës, ashtu si në valën e parë të pandemisë, edhe tani është ndër qytetet me nivel të lartë në vend sa i takon përhapjes së infektimit me Covid-19.

Por shifrat shumë herë më të larta të infektimit në këto momente duket se kanë detyruar dhe spitalin rajonal të Shkodrës që të përgatisë pavione ku do të trajtojë pacientë të infektuar me Covid-19, të cilët do të kenë nevojë për hospitalizim.

Sipas të dhënave nga drejtoria e Spitalit Rajonal të Shkodrës, janë marrë masa që pacientë me Covid, të jenë të ndarë plotësisht nga pjesa tjetër e pacientëve dhe madje dhe hyrja dhe dalja në pavion do të bëhet nga një vend i posacëm, vetëm për ta.

Ky spital, në një skenar të mundshëm për trajtimin e personave me Covid, ka një kapacitet të shtrimit deri në 95 persona.


Share

Komente