Infektimet me COVID bien në nivel minimal

Shpërndaje lajmin

Pas një vale të dytë të fortë, infektimet me COVID-19 në Shqipëri kanë rënë në nivel minimal.
Gjatë ditës së fundit nga 800 testime, kanë rezultuar pozitivë 36 persona.
Në valën e dytë, kulmi u arrit më 18 janar, me 2 832 raste pozitive.
Mbeten 587 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Spital po marrin trajtim 23 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.
Në 24 orët e fundit ka një humbje jete, një qytetar nga Berati 82 vjeçe.
Që prej fillimit të pandemisë, Shqipëria ka regjistruar 3,489 humbje jete.
Statistika (22 Mars 2022)
Testime totale               1,769,354
Raste pozitive                   273,146
Raste të shëruara               269,070
Raste Aktive                             587
Humbje jete                           3,489
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë              263
Fier                  85
Vlorë                84
Elbasan           27
Gjirokastër      27
Kukës              21
Shkodër           17
Berat               16
Durrës             16
Korçë              15
Lezhë                9
Dibër                 7The post Infektimet me COVID bien në nivel minimal first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.