Infektohen 5 mësues me Covid, mbyllet shkolla në Sarandë

Share

Mbyllet një shkollë në qytetin e Sarandës si pasojë e infektimeve me Covid-19.

Mësohet se bëhet fjalë për shkollën “9 tetori”, vendimi për mbyllje ka ardhur pas konfirmimit me Covid-19 të 5 mësuesëve, një sanitareje dhe rojes së shkollës.

Pritet një vendim i stafit të shkollës lidhur me mënyrën se si do të vijohet me procesin mësimor.

Ditën e sotme, Ministria e Shëndetësisë raportoi për vetëm 4 raste të reja infektimesh në qytetin e Sarandës.

The post Infektohen 5 mësues me Covid, mbyllet shkolla në Sarandë appeared first on Arbresh.info.


Share

Komente