September 20, 2021

Infektohen me koronavirus 12 persona në Kosovë

Shpërndaje lajmin

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus dhe asnjë humbje jete.

Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 1,421 mostrave të testeve të kryera nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Gjithashtu janë shëruar 14 pacientë, teksa aktualisht janë 106 raste aktive.

Në total, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar 107,879 raste me koronavirus në Kosovë.

Prej tyre, 2,264 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,509 janë shëruar.

Fushata e vaksinimit në Kosovë ka nisur në fund të marsit, ndërsa imunizimi masiv ka filluar më 15 qershor.

Dy vaksinat që jepen aktualisht në Kosovë, janë Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca.

Të dyja ato duhet të jepen me nga dy doza, për të arritur efektin maksimal.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *