Inflacioni, çmimet mbetën të larta në Zvicër gjatë muajit shkurt
Edhe pse ekonomistët zviceranë prisnin që norma e inflacionit të ulej këtë vit, duke zbritur nën 2 për qind, deri më tani kjo s’ka ndodhur, përcjell albinfo.ch.
Në fakt, sipas të dhënave të reja të publikuara të hënën nga Zyra Federale e Statistikave, indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0.7 për qind në shkurt krahasuar me muajin e kaluar, duke e çuar normën e përgjithshme të inflacionit në 3.4 për qind.
Nga ana tjetër, inflacioni zviceran është ende shumë nën mesataren e BE-së – 8.6 për qind në shkurt.