Inflacioni do të jetë problem edhe vitin e ardhshëm në Zvicër

0
Shpërndaje lajmin

Një sondazh i ekonomistëve sugjeron se inflacioni do të mbetet problem vitin e ardhshëm në Zvicër.
Parashikohet se inflacioni do të jetë në 1.6% vitin e ardhshëm – 0.3% më shumë nga sondazhi i mëparshëm i publikuar në mars.
Do të jetë 2.3% këtë vit, thotë sondazhi, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Papunësia pritet të qëndrojë afërsisht e njëjtë. Këtë vit në 2.2% dhe më pas 2.3% deri në 2028.
PBB-ja këtë vit pritet të jetë 0.8% dhe 1.6% vitin e ardhshëm.
Tetëmbëdhjetë ekonomistë u pyetën për mendimin e tyre dhe sondazhi u publikua nga Instituti Federal i Teknologjisë në Cyrih.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *