Inflacioni në Austri është në 8.7, në Zvicër 3.4

Shpërndaje lajmin

Inflacioni në Austri është në 8.7 për qind pa asnjë shenjë se ai do të ngadalësohet së shpejti. Si rezultat, kostoja e artikujve thelbësorë të përditshëm po rritet në këtë shtet, njofton albinfo.ch.
Nuk është sekret që kostoja e jetesës po rritet në Austri, me çdo gjë, nga karburantet tek ushqimet dhe pajisjet e shtëpisë, shumë më të shtrenjta se një vit më parë.
Nga ana tjetër, inflacioni në Zvicër është rritur nga 2.6 për qind në prill, në 3.4 për qind në qershor dhe pritet të rritet më tej në të ardhmen e parashikueshme, sipas ekonomistëve, njofton tutje albinfo.ch.
“Ne ndoshta nuk do të shohim një lehtësim të qartë në frontin e çmimeve përpara pranverës”, tha Jan-Egbert Sturm nga Qendra e Kërkimeve Ekonomike KOF në ETH Cyrih.
Një tjetër ekonomist zviceran, Klaus Wellershoff, nuk është më pak pesimist. “Ne do të shohim inflacion afatgjatë, më të lartë se sa jemi mësuar”, vuri në dukje ai.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.