Instagram dhe Messenger pritet t’u japin prindërve më shumë kontroll

0
Shpërndaje lajmin

Meta ka njoftuar veçori të reja për Messenger dhe Instagram që janë krijuar për t’u dhënë prindërve më shumë mbikëqyrje mbi aplikacionet e mesazheve dhe mediat sociale.

Sipas mediave të huaja, Meta, që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp, të martën përshkroi mjetet e mbikëqyrjes prindërore që vijnë në aplikacionin chat Messenger.

Dhe veçoritë u japin prindërve një vështrim se sa kohë kalon fëmija i tyre në Messenger; me kë ndërvepron apo mund të ndërveprojë adoleshenti i tyre; cilësimet e tyre të privatësisë dhe sigurisë…
Por veçoaria e mbikëqyrjes prindërore nuk i lejon prindërit të shohin mesazhet që adoleshenti i tyre u dërgon të tjerëve.
Meta thuhet se po nxjerr veçoritë në Messenger në SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Australi dhe tha se ato do të vijnë në më shumë vende në “muajt e ardhshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *