INSTAT: Më pak lekë nga eksportet, 38 mld lekë në muajin korrik

0
Shpërndaje lajmin

Inflacioni në ulje dhe rënia e euros kanë bërë që tregtia e jashtme të sjellë më pak lekë. Në korrik eksportet kushtuan 38 mld lekë, rreth 4% më pak se vitin e kaluar.
Tregtia e jashtme ka ngecur.  Zhvlerësimi i euros dhe ritmi i ngadaltë i inflacionit kanë bërë që eksportet të bien në korrik për të pestin muaj radhazi.
Të dhënat e INSTAT nxjerrin se mallrat u shitën jashtë vendit për 38 mld lekë, duke u ulur me 4.0%, në raport me korrikun e vitit të të kaluar dhe me 0.6%, në krahasim me muajin qershor.
Ndërkohë, edhe importet kanë shënuar rënie në korrik, ku malli i blerë jashtë vendit kushtoi 71 mld lekë, duke rënë 13.6% përgjatë 1 viti.
Tabelat tregojnë se në uljen e eksporteve, kanë ndikuar kryesisht materialet e ndërtimit, metalet, këpucët dhe druri. Ndërkohë pozitivisht ka ndikuar shitja e energjisë elektrike dhe ushqimeve.
Në muajin korrik, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, janë Italia Austria dhe SHBA. Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritje më të madhe janë Kosova, Greqia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Në harkun kohor të shtatë muajve eksportet e mallrave arritën vlerën 272 mld lekë, duke rënë me 7.0%, krahasuar me një vit më parë, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 509 mld lekë, duke rënë me 3.5%, krahasuar me një vit më parë.
LEXONI GJITHASHTU:

Euro rritet lehtë/ Këmbehet mbi 105 lekë, rriten edhe dollari e paundi
Ish-ministri Cani pas dëshmisë në SPAK: Kam bërë gjithçka bazuar në ligj  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *