Instituti gjerman raporton 22.964 raste të reja të koronavirusit

Share

photo 1527142573877 7d395d8fa568

Është bërë e ditur se Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 22.964 raste të reja të koronavirusit, transmeton albinfo.ch.

Numri i përgjithshëm i rasteve të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 902.528, shkruan The Guardian.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 254 viktima të reja dhe numri i përgjithshëm i të vdekurve nga pandemia shkoi në 14.884.

Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

The post Instituti gjerman raporton 22.964 raste të reja të koronavirusit appeared first on Albinfo.


Share

Komente