Inteligjenca amerikane: Putin po përgatitet për një luftë të gjatë

Shpërndaje lajmin

Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë, sipas SHBA-së dhe një fitore ruse në rajonin lindor të Donbasit mund të mos i japë fund sulmit rus, shkruan BBC.
Shefja e Inteligjencës Kombëtare amerikane, Avril Haines tha se gjatë muajve të  ardhshëm veprimet ruse mund të përshkallëzohen dhe të bëhen më të paparashikueshme.
“Tendenca aktuale rrit mundësitë që presidenti Putin të përdorë mjete më drastike”, tha Haines.
Moska ka ripërqëndruar trupat e saj në pushtimin e rajonit të Donbasit pas tërheqjes së trupave nga Kievi. Por pavarësisht kësaj, përparimi i forcave të saj ka ngecur, tha inteligjenca amerikane.
Ajo paralajmëroi se Rusia kërkon të krijojë një  urë tokësore për në territorin e shkëputur moldav të Transnistrisë dhe se ka të ngjarë që presidenti Putin të kërkojë të vendosë ligjin ushtarak në Rusi.
Sipas Haines, Kremlini do të autorizonte përdorimin e armëve bërthamore vetëm nëse Putin percepton një kërcënim ekzistencial për Rusinë.
/
 

Leave a Reply

Your email address will not be published.