Inter dhe Al-Nassr ranë dakord për koston e transferimit të Brozovic

0
Shpërndaje lajmin

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, është afër transferimit te Al-Nassr.
Kroati kishte rënë dakord më parë me klubin saudit dhe për të përfunduar transferimin, klubet duhej të paguanin koston e marrëveshjes.
Sipas informacioneve të përditësuara ngaFabrizio Romano, tani kjo çështje është zgjidhur. Inter dhe Al-Nassr kanë rënë dakord për transferimin e  futbollistit 30-vjeçar.
Nerazzurrët do të fitojnë rreth 17-18 milionë euro nga shitja e mesfushorit.
Marcelo Brozovic ka bërë 330 paraqitje për Interin që kur u transferua nga Dinamo e Zagrebit në verën e vitit 2016. /G.D /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *