Inter gjithnjë e më pranë finales, Milan nuk ngre kokë në pjesën e parë
Interi dhe Milani luajnë sot ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve. Zikaltrit mund të administrojnë me qetësi fitoren 2-0 në ndeshjen e parë, që e luajturën në “transfertë”.
Trajneri Inzagi ka vendosur t’u besojë të njëjtëve lojtarë të cilët e nisën nga fillimi ndeshjen e parë, duke lënë jashtë Brozoviç dhe Lukakun.
Ndërkohë, nga ana tjetër, Pioli ka guxuar me një rreshtim shumë ofensiv, ku nga minuta e parë luajnë Mesias, Brahim Diaz, Zhiru dhe i rikthyeri Rafael Leao.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, 0-0.