“Interi i veçantë, por dua të drejtoj rivalët e tyre”, Mourinho sinjal Juventusit

Shpërndaje lajmin

Jose Mourinho prej javësh tashmë është i papunë, pas shkarkimit nga londinezët e Tottenham. Gjithsesi portugezi vazhdon të jetë aktiv në arenën e madhe të futbollit përmes deklaratave të tij, që gjithmonë krijojnë bujë dhe përbëjnë lajm.

Special One është pyetur për lidhjen e tij të ngushtë me Interin dhe ai e pohon dashurinë mes tyre, por nuk heziton të pranojë se nëse do i bënin ofertë rivalët e zikaltërve, ai do i pranonte direkt. Mund të quhet edhe një shkelje syri ndaj Juventusit, që në fund të sezonit pritet të shkarkojë Andrea Pirlon.

“Me Interin fitova gjithçka, ekziston një dashuri e veçantë mes meje dhe atij klubi. Por nëse një ditë do të më duhej të shkoja në Itali dhe të stërvisja një skuadër rivale të tyre, nuk do e mendoja dy herë. Kam mënyrën time profesionale të të parit të gjërave dhe ndihem mirë me veten time”, tregoi portugezi. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *