Interi, mbrojtja më e mirë në Evropë: Vetëm 1 gol në 5 javë

0
Shpërndaje lajmin

Interi i Simone Inzaghit në sezonin e ri është rikthyer me një tjetër fytyrë, një skuadër kompetitive në kampionatin Italian. Zikaltrit kanë arritur të sigurojnë 5 fitore radhazi në po aq ndeshje në Serie A, ndërsa synojnë të bëjnë mirë dhe në Champions League, edhe pse e nisën me një barazim. Performanca e skuadrës nga Milano në kampionat është aktualisht më e mirë në 5 ligat kryesore evropiane, kjo për faktin se ka mbrojtjen më pozitive.
E thënë me shifra, Interi ka pësuar vetëm 1 gol në 5 përballjet e luajtura në kampionat, i cili mban firmën e Rafael Leao në derbin e Madoninës. Vec këtij rasti, në asnjë moment Sommer nuk ka pësuar gol, duke rikthyer siguri të plotë në katërkëndëshin e zikaltërve. Në sfdën e parë të sezonitm Interi mposhti Monzën 2-0, duke vijuar më pas me Cagliarin 0-2, Fiorentinën 4-0, Milanin 5-1 dhe Empolin me rezultat minimal.
Golashënuesi më i mirë i ekipit është Lautaro Martinez me 5 gola dhe 1 assist. Ndërkohë sa i përket skuadrave të tjera në ligat kryesore evropiane, Manchester City ka pësuar 3 gola në 6 javë, Bayerni 4 gola në 5 ndeshje, Psg 6 dhe Barcelona 6. Sa i përket fitoreve edhe skuadra e Guardiolës i ka të gjitha fitore ndeshjet e deri më tanishme në Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *