Investitorët strategjikë, Bardhi: Deputetët e PS kanë marrë porosi t’ia fshehin Gjykatës Kushtetuese rastin e Olta Xhaçkës

Shpërndaje lajmin

Deputeti demokrat Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te investimet strategjike, ku tha se ministrat janë porositur t’ia fshehin rastin e Olta Xhakës si investitore strategjike, Gjykatës Kushtetuese.

“Në investimet strategjike, nuk mungon as ministrja Olta Xhacka. Kjo anë e sallës së parlamentit ka marrë sot porosinë, që Olta Xhaçka t’ia fshehin gjykatës kushtetuese, sepse kuvendi nuk ka kompetente të heqë apo të japë mandate. Pyetja ime për Ramës është pse e fsheh këtë rast dhe pse nuk e paraqet në gjykatën kushtetuese. Çfarë shqetësimi keni ju që pengoni dërgimin e kësaj çështjeje në GJK. Rast unik në botë, ministrja e punëve të jashtë gëzon edhe statusin e investitorit strategjik bashkë me bashkëshortin. Do të investojnë 5.5 milionë euro”, tha Bardhi./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *