Inxhinieri Ballo propozon zgjidhjen/ Si mund të shmangen përmbytjet

Share

Fitim Ballo, inxhinier hidroteknik thotë se përmbytjet nuk vijnë nga shtimi i reshjeve por për disa fenomene dhe jep disa sugjerime se si duhet vepruar.

Të gjitha argjinaturat duhen riparë pasi ka 60-70 vjet që janë ndërtuar pasi ka prishje ekuilibri dhe prishja e ekuilibrit ka ardhur për shumë faktorë, një nga ngrohja globale, dëmtimi i pyjeve, degradimi i lumenjve nga marrja e inerteve. Për mendimin tim faktori kryesor është faktori njeri, këto masa duhej të ishin marrë kohë më parë”, shprehet z. Ballo.

Inxhinieri që ka punuar për mbi 50 vjet në Institutin Hidroteknik thotë se përmbytje për shkak të reshjeve të mëdha kanë ndodhur në vitin 1962/63 dhe ato reshje nuk janë përmbytur më.

Vlora ka probleme shumë të madhe dhe problemi kryesor është se janë ndërtuar rrugë por nuk janë sistemuar ujërat e shiut dhe të zeza. Vlora ka 16 përrenj. Kur ka shira të gjithë këta përrenj dalin në rrugë pasi nuk është ndërtuar kanali i ujërave të larta”, shprehet inxhinieri.

Fatim Ballo thotë se dhe Lezha ka probleme me përrenjtë por një tjetër problem i madh është se ngritja e nivelit të ujit që sjellin përrenj bllokon kolektorët e shkarkimit të qytetit dhe sjell përmbytje.

Është bërë një hidrofor i vogël për 18 l/s kur atje për mendimin tim duhet për 3-4 metër kub në sekondë”, thotë ai.

Zgjidhja sipas tij është një ndërhyrje afatgjatë pasi humbja e buxhetit të shtetit nga dëmet e shkaktuara është shumë i madh në krahasim me investimet që mund të bëhen.

Është përmbytur Fushë-Kruja 3 herë, 2010, 2015 dhe 2017 dhe dëmet që ka shkaktuar 4-5 milionë euro që në tre herë do të thotë 15 milionë euro. Tani investimi që po bëhen në lumin e Zezës shkon afërsisht tek 4 milionë euro. Pra duhen bërë investime”, përfundoi inxhinieri./ Euronews Albania


Share

Komente