Ironia e Logut: Pse Korreshi duhet mbajtur ne PD? Çfarë ka me pak se Bardhi?!
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Besart Logu e konsideroi të vonuar vendimin për përjashtimin e Gazment Bardhit.
Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se përjashtimet nuk duhet të kishin mbetur vetëm me emrin e Bardhit.
“Zoti Bardhi do të duhej minimalisht të shkarkohej si Sekretar i Përgjithshëm natën e 6 qershorit. Kujtoj këtu mbledhjen e kryesisë të Partisë Demokratike ku importoi persona në kundërshtim me statutin duke i bërë anëtarë të kryesisë, kam parasysh zotin Gështenja, Korreshi dhe Sula. Anëtarët e Kryesisë votohen në Këshill Kombëtar, zoti Bardhi çuditërisht, 3 shokët e tij që hanë dreka dhe darka, çuditërisht ishin të tre pas vijës së kuqe. Në vlerësimin tim ishte vendim i vonuar dhe nuk do të duhej të kufizohej vetëm në emrin e Gazment Bardhit.
Saimir Korreshi nuk ka asnjë ndryshim me Flamur Nokën, me Edmond Spahon, me Isuf Çelën, janë kolegë, janë deputetë. Të gjithë kanë bërë fushatë për Rithemelimin, edhe zoti Korreshi si deputet i Lushnjës erdhi organizoi takime për zotin Këlliçi në Tiranëm, nuk njohu organet qëndrore, nuk u përfshi në zgjedhjen për kryetar partie e të tjera me radhë,” – u shpreh Logu.
LEXONI GJITHASHTU:
Basha e përjashtoi nga PD, Bardhi: Vendim politik i Ramës, s’ka lidhje me rregullore
Berisha: Mazhoranca të pranojë rezolutën e PD-së për Kosovën