Ish-deputeti i nxjerr planin ‘e errët’: Ju tregoj se çfarë po e tmerron Ramën (FOTO)

Share

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj denoncoi dhunimin e zyrës elektorale të PD në njësinë 7. Demokrati u shpreh se një akt të tillë e ka porositur kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, kjo gjë tregon se shefi i qeverisë është i frikësuar nga humbja e zgjedhjeve.

“Ditët e fundit jemi të gjithë dëshmitarë për sulmet ndaj aktivistëve të Partisë Demokratike dhe zyrave elektorale të Partisë Demokratike. Kjo zyrë e Partisë Demokratike në zemër të Tiranës është sulmuar, është dëmtuar rëndë natën e kaluar. Këto sulme janë të gjitha të frymëzuara nga Edi Rama dhe janë shenjat e qarta të panikut nga humbja.

Edi Rama duhet sa më shpejt të dënojë dhunën dhe të ndalë rritjen e dhunës ndaj nesh. Edi Rama dhe njerëzit e tij nuk kanë për të na trembur. Ne të gjithë bashkë do vazhdojmë të punojmë deri në datën 25 Prill. Në datën 25 Prill Edi Rama do humbasë dhe Shqipëria do të fitojë dhe ne të gjithë së bashku do fillojmë të punojmë për njerëzit”, – deklaroi Agron Shehaj.

FOTO:

640 0 fe46f17759a9fce2230d2c0087a73d02


Share

Komente