Ish-deputeti i PD-së: S’kishte nevojë për gjykatë, kongresi i Berishës legjitim

Shpërndaje lajmin

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu tha në “SOT” për Euronews Albania se i vjen keq që u desh gjykata për të legjitimuar kongresin e Berishës.
Sipas tij pranimi i kongresit të Berishës dhe jo atij të Bashës, ishte një çështje që mund të zgjidhej pa shkuar deri në gjykatë, por thjesht duke pranuar vullnetin e shumicës.
“Grupi parlamentar u mblodh dhe funksionoi normalisht. Ka shumë rëndësi normalizimi i jetës parlamentare për PD-në dhe opozitën në tërësi në mënyrë që të merremi me qeverinë,” – u shpreh Balliu.
Ish-deputeti theksoi se “pushtimi nuk vjen duke hapur dyert”, duke kundërshtuar kështu deklaratën e Enkelejd Alibeajt që e cilësoi si pushtim pjesëmarrjen e Berishës në mbledhjen e grupit parlamentar.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Berisha largohet nga seanca parlamentare, dënon sjelljen e Ramës
Berisha: Do kem zyrë në PD, partia s’ka kryetar
The post Ish-deputeti i PD-së: S’kishte nevojë për gjykatë, kongresi i Berishës legjitim first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.