Ish-deputeti i VV’së, Florim Krasniqi: I kërkoj falje njerëzve që i kam dërguar në Vetëvendosje
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florin Krasniqi, ka folur për kohen kur ka qenë në këtë parti, ai tha se arsyeja që ka shkuar sonte në debat ka qenë për t’iu kërkuar falje njerëzve që i ka dërgua në Vetëvendosje, shkruan Gazeta Metro.
“Unë kam ardhur këtu për të ju kërkuar falje njerëzve që i kam dërgu në Vetëvendosje, unë ju kërkoj falje se nuk e kam dit që Lëvizja Vetëvendosje e bjen Kosovën në këtë situatë”, ka thënë Krasniqi për RTV Dukagjini.
Ai tutje thotë se Qeveria Kurti ka punuar intensivisht në mënyrë të dëmshme për Republikën e Kosovës.
Ndërsa Krasniqi e ka parë si shqetësuese marrëdhëniet me SHBA’në, ai shtoi se Kosova është duke injoruar Amerikën dhe një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë.
“Gjermania është shtet i begatë ja kemi pa hajrin po është i dobët politikisht, as vizat spo mundet me na i hjek. Unë s’jam kundër saj dhe relacionit me Kosovën por relacioni me Evropën është i nevojshëm e me Amerikën i shenjtë”, thotë ai.