Ish-deputetja e PD-së nxjerr pamjet dhe sulmon ashpër Ramën

Share

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ai nuk dot’ia dijë për situatën në të cilën ndodhen shumë familje shqiptare, në këto ditë ku moti nuk është aspak favorizues.

Pampuri thekson se Rama është një dështim dhe për të kanë rëndësi intrigat e pushtetit jo vendimet që u shërbejnë njerëzve.

Postimi i plotë:

“Edi Rama kujdeset vetëm për Edi Ramën. Ai është kaq i shkëputur nga realiteti, sa nuk do t’ia dijë që me mijëra familje janë në çadra, mijëra të tjerë nuk kanë ushqim për fëmijët dhe mijëra e mijëra prindër e të rinj janë të papunë.

Këtë ka bërë për 8 vjet. Edi Rama është dështim. Për të kanë rëndësi intrigat e pushtetit jo vendimet që u shërbejnë njerëzve.

Shikojeni videon!

Aty është e vërteta, kontrasti mes njerëzve të zakonshëm në hall dhe jeta luksoze e kryeministrit që i kanë mbetur edhe 107 ditë nga largimi.”-shkruan Pompuri.


Share

Komente