Ish-kancelari austriak nën hetim, akuzohet për dhënie të dëshmisë së rremë

0
Shpërndaje lajmin

Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz është akuzuar për bërjen e deklaratave të rreme në një komision parlamentar që po hetonte mbi një skandal korrupsioni që çoi në rrëzimin e qeverisë së tij në vitin 2019.
Sipas të dhënave të fundit, prokurori i çështjes ka dorëzuar një padi ndaj Kurc dhe dy ish-bashkëpunëtorëve të tij në Gjykatën e Vjenës dhe ish-lideri austriak do të paraqitet përpara togave të zeza më 18 tetor.
Hetimi parlamentar nisi në vitin 2021, kur Kurz ishte ende në detyrë, dhe kishte në fokus një video ku shfaqej zëvendësi i tij Hajnc Kristian Shtrahe teksa i ofronte favore një investitori rus.
Publikimi i videos në vitin 2019 bëri që koalicioni qeverisës që Kurz kishte formuar me partinë e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë, të rrëzohej.
Dëshminë e rremë Kurz e dha lidhur me rolin e tij në krijimin e një kompanie, që administronte rolin e shtetit në sipërmarrjet private.
Një krim i tillë rrezikon të ndëshkohet me të paktën 3 vjet burg në Austri.
Nga ana e tij, Kurz ka mohuar akuzat përmes një postimi në platformën online “X”, e njohur më parë si “Twitter”.
 
LEXONI GJITHASHTU:

U pa duke kërcyer me Putin, ish-ministrja austriake kërcënohet me jetë
Përmbytje e zjarre, katastrofë nga reshjet në Slloveni e Austri, ‘digjet’ Portugalia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *