Ish-piloti rrëfen ngjarjen e 2 pilotëve që morën urdhër për të qëlluar në 1997

Shpërndaje lajmin

Aviacioni ushtarak shqiptar u krijua në 71 vite më parë. 24 prill 1951 u krye fluturimi i parë i një avioni ushtarak shqiptar.
Komandant i grupit ajror të Rinasit, Petrit Bebeci thotë se gjatë trazirave të vitit 1997, pilotët merrnin detyra për të kryer fluturime luftarake për përdorimin e predhave dhe raketave dhe ngarkoheshin me bomba.
Sipas tij, urdhrat jepeshin jo vetëm në regjimentin e Rinasit por edhe të Kuçovës.
“Pilotët asnjëherë nuk shkonin atje ku u thoshin por i hidhnin bombat në vende të pabanuara”, tha Bebeci.
Ai tregoi se dy pilotë pati urdhër për të kryer ‘mision zbulimi’ ku ‘do të kaloni mbi Urën e Mifolit dhe mbi Tepelenë nëse ka lëvizje trupash’.
“autokolona që shkonte nga Saranda për në Gjirokastër që ishin me miell për popullsinë, u dha urdhër që të qëllonin ndërsa tanket që shkonin për në Gjirokastër mos i qëllonin u thoshin”, u shpreh ish-piloti.
Petrit Bebeci tha se pilotët nuk i zbatuan urdhrat duke bërë ‘sikur nuk kuptonin’. Ai tregon se dy pilotët fluturuan në lartësinë poshtë 10 mijë metra për të mos i kapur radari italian dhe shkuan në Itali.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *