Ish-polici serb flet për KRlMET e Iuftës: Edhe Zoti vajton për KRlMET që Serbia i kreu në Kosovë
“Edhe Zoti vajton për KRlMET që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë”, thotë Vladimir Markoviq.
Nuk ka mundur të durojë që një ditë të shkojë në varr, e bashkë me të, të varroset edhe e vërteta për KRlMET e kryera ndaj shqiptarëve, e për të cilat ishte dëshmitar. Ky është Vlladimir Markoviq, ish pjesëtar i policisë së Serbisë, i cili gjatë Iuftës në Kosovë, ishte dëshmitar i KRlMEVE të kryera nga shteti i tij ndaj shqiptarëve.
Në intervistën ekskluzive për emisionin “Udhëve” në RTK, ai rrëfen krejt atë që ka parë. Në këtë intervistë të realizuar para një viti e gjysmë, nga gazetarja Ramize Murtezi-Shala, ky dëshmitar tregon edhe për varreza të tjera masive me trupa shqiptarësh në Serbi. “Edhe Zoti vajton për KRlMET që policia e Serbisë ka kryer në Kosovë”, thotë Vladimir Markoviq.
Menjëherë pas kësaj interviste, ai ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Shtetit në Kosovë, por edhe në Serbi, sapo është kthyer, është marrë në pyetje nga shteti i tij. RTKlive e sjell të plotë intervistën e këtij dëshmitari, transmetuar sonte në emisionin “Udhëve” në RTK1.
RTK: Zotëri Markoviq, a mund të na thoni së pari se kush jeni ju?
Markoviq: Unë jam Vladimir Markoviq nga Varvarina (Serbi) polic i pensionuar dhe kam punuar në stacionin policor në Varvarinë.
RTK: Ku keni qenë gjatë kohës së Iuftës?
Markoviq: Gjatë kohës së Iuftës në vitin 1998-99 unë kam qenë në rrethinë të Suharekës dhe në Suharekë.
RTK: Çfarë pozite keni pasur aty?
Markoviq: Unë kam pasur pozitën e policit të rregullt, i cili u ka ardhur në ndihmë dhe kam punuar në sigurim për udhëzim të udhëtarëve, por në parim kjo ka qenë pjesë e punës dhe kam qenë në vende si roje në Shtëpinë e Mallrave në Suharekë, në “Hotelin Ballkan” në Suharekë në vendin e quajtur Biraq, në hyrje të Suharekës në drejtim të Duhlës.
RTK: Në cilën periudhë keni shërbyer dhe në cilat vende në Kosovë?
Markoviq: Në Kosovë kam qenë vitin 1999, atëherë kemi ardhur si ndihmë në vende të ndryshme të punës. Në Kosovë kam qenë 3-6 muaj, dhe më së shumti kam qëndruar në Prishtinë, Pejë, Klinë, Gjurakovc dhe Lipjan.
RTK: A është kërkuar prej juve që t’ju bashkëngjitni njësive të cilat kanë Iuftuar në rajonin ku ju keni shërbyer?
Markoviq: Unë nuk kam qenë pjesëtar i Njësisë Speciale të Policisë. Kam qenë pjesëtar i policisë që nga viti 1987, si të them, unë kam qenë polic i rregullt dhe nuk kam qenë në njësi speciale dhe as nuk kam marrë pjesë në asnjë aksion të armatosur dhe as diçka të tillë.
RTK: A keni parë diçka tjetër sa keni qenë aty?
Markoviq: Kam parë shumë vjedhje që kanë ndodhur dhe që janë vjedhur nga policët lokal. Unë kam qenë njëherë me komandantin tim Draganin Tartareviq nga Varvarina, dhe ai ka dashur të kryej një bastisje dhe na ka marrë neve disave dhe kemi pritur në një rrugë përballë SUP-it në një lagje, por nuk e di si quhet ajo lagje.
Ai aty i ka parë disa vetura të policëve vendor, dhe kanë shkuar në atë lagje ku shqiptarët i kishin braktisur shtëpitë e tyre nga frika prej policisë serbe.
Ne kemi qenë te një punëtori e mekanikut ashtu më kujtohet ka qenë një punëtori e mekanikut dhe ka qenë komandanti Tartareviq Dragan dhe ne disa polic.
Komandanti i ka ndalur aty disa persona edhe pse unë i kam thënë që mos ta bëjë atë se nuk kemi dobi asgjë, por ai nuk më ka dëgjuar dhe i ka ndaluar aty.
Së pari është ndaluar një pitzgauver dhe ata kanë thënë çfarë doni, e komandanti i ka pyetur çfarë po vozitin dhe ku kanë qenë? Ata i kanë thënë “lëvizni dhe shkoni në rrotë të samës e largohu prej rruge”.
Në atë veturë sa kam mundur me pa, ka pasur mallra të ndryshme teknike, ka pasur televizorë, frigoriferë, dhe gjëra të tjera, kanë qenë 5-6 brenda në pitzgauver. Kështu që thjeshtë ata kanë bërë çfarë kanë dashur, nuk kanë pasur kontroll prej askujt, mendoj se edhe zyrtarët e lartë të tyre kanë qenë të përfshirë në këtë sepse nuk i kanë ndaluar dhe nuk kanë bërë asnjë gjë në lidhje me këtë.
RTK: Çfarë keni dëgjuar konkretisht për Bosanac?
Markoviq: Për Bosanac kam dëgjuar që vrsjet i ka bërë në rrethin e Suharekës me rrethinë.
Markoviq: Nuk e di, nuk ia di emrin të gjithë e kanë njohur si “Boshnjaku” se çfarë ka ndodhur në të ardhmen me të, nuk e di, vetëm se ai vjehrri i tij e ka mbajtur atë kafeterinë në Suharekë dhe atë nuk e kam parë më.
Disa prej neve na kanë kthyer në Duhle. Në Duhle na kanë vendosur në një shtëpi të një shqiptari dhe aty kam qëndruar një muaj deri në nënshkrimin e marrëveshjes së paqes, e mendoj se kjo ka qenë me datën 10 qershor. Me datën 10 qershor (1999) na kanë urdhëruar që të shkojmë në udhëkryqin në Duhle.
RTK: Iufta ka mbaruar dhe ju është dashur të ktheheni në Serbi. A keni dëgjuar për ndonjë varrezë masive në Kosovë apo edhe në Serbi?
Markoviq: Po kam dëgjuar, ka qenë viti 1999 në fillim të majit, kam ardhur me urdhër të SUP It të Krushevcit në Suhareke dhe kur kam ardhur në Suharekë, na kanë kthyer në Duhle, dhe kur jemi kthyer në Duhle, kam qenë me disa kolegë të mi të vendosur në një shtëpi të një shqiptari në të cilën kemi qëndruar një muaj deri me datën 10 qershor.
Me datën 10 qershor na kanë urdhëruar që të shkojmë te udhëkryqi në Suharekë në Duhël, në Lipjan, aty kemi kaluar një natë, ka qenë një ambulantë një dhomë apo dy dhoma, dhe aty kemi fjetur.
Ditën e dytë ka ardhur urdhri që pasdite ta presim autobusin me policët e tjerë nga Suhareka dhe të kthehemi në shtëpi në Serbi. Në orët e hershme të mëngjesit domethënë me datën 12 qershor në mëngjes, është planifikuar nga disa policë apo ushtarë që UÇK e ka marrë Suharekën dhe e ka marrë po ashtu autobusin me të cilin na është dashur të kthehemi në Serbi, dhe në atë autobus kanë mbetur dokumente të ndryshme, letërnjoftime të ndryshëm, dokumente dhe uniforma, ndoshta edhe gjëra të tjera që i kishin vjedhur. Neve na kapi paniku se normalisht oficerët e lartë kanë hipur në xhipa kurse ne na kanë lënë në mëshirë të fatit.
Aty kanë qenë 12 ushtarë të rinj të cilët kanë qenë po ashtu së bashku me ne dhe kemi qenë 20 policë të gjthë.