October 28, 2021

Ish presidenti amerikan Trump rikthehet sërish në skenën politike

Shpërndaje lajmin

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të mbajë një takim elektoral në Ohajo, që është dhe i pari që nga momenti kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë. Gjithashtu është takimi i parë me mbështetësit e tij që nga sulmi ndaj kongresit amerikan, në të cilin mbetën të vrarë pesë persona.

Sipas analistëve, ky takim nënkupton se ai po konfirmon se do të jetë në garë për zgjedhjet për kongresin në 2022-shin dhe në ato presidenciale të 2024-ës.

Dhe pse Trump ka folur në takimet elektorale pas humbjes në zgjedhje, ky takim në Ohajo, vendi ku fitoi zgjedhjet e 2020-ës, shënojnë një pikë kthese për takimet e mëdha, të cilat janë shumë të rëndësishme për të ruajtur mbështetjen në bazën e partisë.

I dëbuar nga Twitter, Facebook dhe rrjetet e tjera sociale, ku komunikonte me mbështetësit e tij, Trump e planifikonte prej kohësh rikthimin në skenë.

Analistët e politikës në vend, shprehen kjo gjë do i japë Trump një platformë për të ri-prezantuar veten si lider i republikanëve. Por dhe për të promovuar teoritë e tij për zgjedhjet që humbi./abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *