November 29, 2021

“Isha minoren duke punuar në Itali”, Albi Nako tregon incidentin që i ndryshoi rrjedhën e baletit

Shpërndaje lajmin

Koreografi Albi Nako që është njëherësh edhe kryeatari i jurisë në spektaklin “T’ka mami yll”, ka ndarë mbrëmjen e kësaj të shtune një histori nga jeta e tij.

Ai është kthyer shumë vite pas në kohë, kur ka qenë minoren dhe ka zbuluar se si rrjedha e tij në balet ndryshoi vetëm falë një incidenti.

Një histori e imja në vegjëli, minoren. Unë e dashuroja baletin klasik dhe e dashuroj, çdo gjë klasike, edhe stilin klasik, edhe shtëpinë klasike e kam, sepse nga ajo kulturë vij. Kam qenë shumë i mirë në klasik i vogël. Në një udhëtim që bëra jashtë, siç e thash minoren në Itali, duke punuar pata një incident, përpos atij incidenti pata shkëputje gati në vite nga baleti. Edhe forma ime trupore mori tjetër përmasë, kam qenë një djalë i hollë, gjithmonë trupi i Ergysit, ndryshoj edhe rrjedhën time të baletit, që nga një balerin klasik, automatikisht jashtë vullnetit tim u ktheva në një balerinë modern. Po kjo prap rezultoi e suksesshme, kështu që ti nuk duhet të dëshpërohesh për këtë gjë”, rrëfeu Albi i emocionuar.l.k/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *