‘Isha në qeli bashkë me regjisorin e njohur shqiptar’, Robert Berisha rrëfen momentin e vështirë të arrestimi të tij vite më parë në Gjermani

Share

Këngëtari i njohur shqiptar Robert Berisha, i ftuar ne emisionin ‘Prive’ ka folur për disa nga datat e rëndësishme të jetës së tij.

Një ndër to është data 22.09.1998, koha kur është arrestuar në Gjermani. Në atë kohë ai ende nuk kishte mbushur 18 vjeç, por për herë të parë provoi se çfarë do të thotë të qëndrosh brenda një qelie burgu.

Ai ishte instrumentist dhe ishte së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit të njohur “Ilirët” dhe u arrestuan nga policia gjermane. Por cila ishte arsyeja e arrestimit? Kishin qëndruar 3 muaj me vizë 2-javore.

“Na mbajtën një ditë në burg dhe pastaj na lanë të lirë”, rrëfen Berisha, i cili tregon se ky arrestimin e përndoqi atë për 10 vite me radhë, pasi ndalohej vazhdimisht në pikat kufitare gjatë udhëtimeve të tij.

Berisha tregon se në atë kohë ka qenë në qeli me regjisorin e njohur, Agim Sopi, i cili ishte 50 vjeç. Ai tregon se Sopin nuk e zinte gjumi, e si pasojë edhe ai rrinte zgjuar natën.

“Shihja në tavan emra shqiptarë: Afrim, Agim”, shton Berisha duke qeshur e thotë se nuk e ka shkruar emrin e tij.


Share

Komente