“Ishalla i mbron Allahu”/ Përgjimet, momenti kur kultivuesit e drogës në Krujë mësojnë për aksionin e policisë

0
Shpërndaje lajmin

ABC News siguron dosjen hetimore të kultivuesve të drogës në Krujë, ku falë operacionit të SPAK u arrestuan 8 persona, ndërsa 5 të tjerë u shpallën në kërkim.
Në bisedën e mëposhtme, del në pah fakti se forcat e policisë kanë bërë monitorimin e zonës për bime narkotike dhe shpresojnë që të  mos konstatohen nga policia si parcela deri me date 1 tetor, periudhë e cila ju duhet bimëve që te piqen plotësisht.
Evidentohet fakti se një person me emrin Kastriot ka mbjelle disa kohë para tyre bime narkotike, dhe në afersi të parcelave të tyre. Dyshohet se bëhet fjale për shtetasin Kastriot Ahmet Pulaci, kryeplak i fshatit Shkrete.
Giithashtu, falë përgjimeve të transkriptuara në dosjen hetimore, të siguruar nga ABC News, del në pah fakti se një miku i tyre j’u ka premtuar se nuk do bëhet asgjesimi i bimëve narkotike deri ne pjekjen e plotë të tyre, si edhe kujdesi i shtuar që duhet të tregojnë me komunikimin me radio dhe me aplikacione me internet, nga frika e ndonje përgjimi të mundshëm.
Nga përgjimet, Bujar Sefa (Xaka) evidentohet në rolin e drejtuesit të grupit, i cili kujdeset dhe për dergimin e ushgimeve te personat që bëjnë roje nëpër parcelat e mbjella me bimë narkotike.
LEXO EDHE: “Mos fol me telefon se ju ha dreqi”/ Përgjimet që fundosën kultivuesit e drogës në Krujë, komunikonin me ‘Walky-Talky’
Në datë 10.09.2020, ora 20:36, është përgjuar komunikimi në radio mes subjekteve të dyshuar,  personi nën hetim Bujar Sefa dhe personi nën hetim Asim Pulaci.
Bujar Sefa: Po, ne rregull. Hajd, Zoti e beftë hajër. Këto nuk kanë per te na i prere as sot, edhe 10 dite nuk kane per te na i prere, po ishalla po i behen deget. Kur po behen kismet or daje?
Asim Pulaci: Sot or daje, e fundit e fundit pa 15 dite nuk ka gje, B: A mos ia q* r**, 15 ditë pa peme…
Asim Pulaci: Dro ishalla na ka fal Allahu me ket gje.
Bujar Sefa: Me ho me na i pru diten e hene koordinatat i .. 15 dite.
Asim Pulaci: Po prate henen do ti bien,
Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do te dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vielim or ti?
Asim Pulaci: Per at Zot a te rrej 15 dite i do Kastriotil°
Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që per kish te …. kam per te luftuar per jeten.
Asim Pulaci:…
Bujar Sefa: Po s’na erdhen neser mbrema, i bie që s’kane kapur gjq.
Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.
Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … une per vete se kam merak… Pa merak per ate pune. Naten e mire pra, naten.
Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bere mire, se ka dal Gimi sot kur eshte ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me te.
A: E kemi cuar ne karikim per Zotin, ne kemi qene atje dhe e patem vene ne karikim se ishte fikur.
Bujar Sefa: Karikojeni ne darke radion, karikoje ne darke, ne 8 te mengjesit duhet ta kesh plot. Mos e beni me kete pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmeruar ju, me numer? Perzime gjithe numrat e malesise.
Bujar Sefa: Leje se perjasht e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonje gjarper. Pastrojeni vendin aty
Nga hetimi trevjeçar, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar në njësinë administrative Cudhi, bashkia Krujë, si dhe kanë shitur sasi të konsidueshme lënde narkotike cannabis sativa./

Powered by WPeMatico

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *