“Ishte skandal, mjeku thoshte ‘stop mos sillni më pacientë”’/ Çani tregon atë që pa vetë te spitali Covid 2

Share

Gazetari Arian Çani ka treguar në “Zonë e Lirë” se ka qenë tek spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi” ndërsa theksoi se atje nuk ka më vend për të shtruar pacientët e infektuar me koronavirus.

Çani tha se një pjesë e madhe e të sëmurëve ishin futur tek urgjenca dhe të tjerët prisnin në ambulanca

“Dje isha tek Senatoriumi, nuk dola nga makina. Më thanë nuk ka vende dhe një pjesë e madhe e të sëmurëve ishin futur tek urgjenca dhe të tjerët prisnin në ambulanca. Kishte ambulanca të tjera që refuzoheshin, dje ka qenë skandal. Mjeku kishte thënë ‘stop, mos më sillni më pacientë se nuk kam ku i fus’. Nuk ka nevojë për dëshmitarë, isha vetë”, tha Arian Çani./CNA.al


Share

Komente