Ishulli i bunkerëve dhe tuneleve, sa lekë do “blihet” Sazani

0
Shpërndaje lajmin

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua këtë të shtunë plani i investimeve të dhëndrit të Donald Trump, në Shqipëri dhe veçanërisht në Sazan.
Në ishullin e vetëm që mund të shfrytëzohet në Shqipëri, herët ose vonë do të ngrihet flamuri amerikan. Ky pushtim modern shihet me leverdi për vendin, që pret çdo vit investime nga SHBA me vlerë në rritje, e që në vitin 2023 arritën në 62 mln dollarë.
Përmes kompanisë së tij, “Affinity Partners”, Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump planifikon të ndërtojë resortin me brandin AMAN, i cili njihet për shërbim të nivelit elitar në turizëm, dhe 10 mijë shtëpi luksoze e hotele në zonën e afërt të Zvërnecit.
I ftuar në Money, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se Kushner do të investojë në Shqipëri pjeën më të madhe të investimeve që ka planifikuar për në Ballkan.
“Duke pyetur shumë zhvillues, sipërmarrës e arkitektë, nisur nga maketet, në Beograd mund të investohen 400 mln dollarë dhe pjesa e luanit i takon Shqipërisë. Me numrin e apartamenteve të deklaruar, mund të shkojë 290 mln dollarë, pjesa  e Zvërnecit”, tha ai.
Çoçoli tha se lajmi i bujshëm në mediat amerikane për investimet e Kushner ka shtuar interesin e operatorëve turistikë për Sazanin.
“Isha në kontakt me një operator turistik. Që nga momenti kur i deklaroi, Kushner planet e tij për të investuar në Shqipëri, ne kemi interesimtë agjencive amerikane tashmë, sepse këto plane u bënë të njohur edhe me rrjetet kryesore televizive amerikane, sepse ato i morën artikujt e New York Times dhe Bloomberg dhe folën gjithë rrjetet kryesore”, tha Çoçoli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *