September 20, 2021

Ishulli i Sazanit, një gërshëtim mes historisë dhe bukurisë

Shpërndaje lajmin

Ishulli Sazan, ka një histori enigmatike, në fakt tani Sazani është i vetmi ishull i mirëfilltë I bregdetit shqiptar, transmeton albinfo.ch.

Zotëron një bukuri të pashoqe të natyrës ujore, që pavarësisht kohës, përsëri mbetet në kuadrin e misteriozes.

Plazhet e Karaburunit dhe ishulli i Sazanit

Kohë më parë historia ka folur për Sazanin si një nga fortesat më të përshtatshme për të mbrojtur qytetin e Vlorës dhe brigjet përreth.

Ndërsa sot, kjo histori ka përfunduar dhe tani është një nga perlat turistike më interesante të Mesdheut, transmeton tutje albinfo.ch.

Sipërfaqja e ishullit është 5.7 kilometra katrorë dhe shtrihet në hyrje të gjirit të Vlorës. Shtrirja gjeografike e tij është juglindje-veriperëndim në një gjatësi prej 4.8 kilometra. Gjerësia më e madhe e tij është 2 kilometra. Në anën perëndimore, gati në mes të tij formohet Gryka e Xhehenemit, që është një gji i vogël, por i hapur dhe shumë i thellë. Në bregun lindor formohet gjiri i Shënkollës, ku është ndërtuar edhe porti detar-ushtarak i ishullit dhe në jug të tij shtrihet gjiri i Japrakut. Pikërisht këtu gjendet edhe Plazhi zallor i Admiralit. Ishulli përbëhet nga dy kodra shkëmbore monolite me lartësi maksimale 342 metra.

Dy luginat e tij, ajo e Përroit të Xhehenemit dhe Përroi i Shënkollit, që nisen nga Qafa e Vidheve, e ndajnë ishullin në dy pjesë, në atë veriore, që është më e larta, plot 342 metra dhe në atë jugore, me lartësi 331 metra. Klima e Sazanit është e butë, mesdhetare. Në këtë ishull ndodhen edhe disa shpella të paeksploruara.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *