Itali: Mes shumë artistëve, prezantohet puna e piktorit Ramë Beqiri

Shpërndaje lajmin

Bëhet e ditur se salloni i artit në Bolonia do të mbledhë artisë të shumtë nga mbarë bota. Mes tyre do të jetë edhe piktori i shquar shqiptar në Zvicër, Ramë Beqiri, shkruan albinfo.ch.
Vlen të theksohet se kjo galeri do të mbahet nga data 2 shkurt deri më 6 shkurt.
Në këtë sallon galeritë e ndryshme nga bota prezantojnë punët e tyre me artistë të njohur. Ani pse konkurrenca ishte e madhe, piktori Ramë Beqiri ishte një nga të përzgjedhurit.
Galleria De’ Marchi ka përzgjedhur ta prezantojë punën e piktorit shqiptar dhe të një artisteje nga Shqipëria, Rudina Simicija dhe Marco Randazzo, një artist italian.
Kujtojmë se 2022-shi ishte vit shumë i suksesshëm për artistin Ramë Beqiri, lidhur me pikturat dhe ekspozitat e tij në shumë shtete, me theks të veçantë në Zvicër.
Viti 2023 për të ka nisur mbarë dhe priten shumë projekte të reja nga piktori Beqiri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *