October 16, 2021

Itali: Nëntë fëmijë humbin jetën nga përplasja e teleferikut

Shpërndaje lajmin

Në anën italiane të Liqenit Lago Maggiore (të cilin, Italia e ndan me Zvicrën) është përplasur teleferiku Stresa-Mottarone me të paktën 11 persona në bord. Deri më tani, dihet për nëntë të vdekur dhe 2 të lënduar nga kjo përplasje, shkruajnë mediat italiane dhe zvicerane. Brigada e zjarrfikësve dhe shpëtimi malor kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 12.30

Mediat italiane raportojnë se të vdekurit dhe të lënduarit janë të gjithë fëmijë, transmeton albinfo.ch. Sipas mediave në fjalë, është ende e paqartë nëse në bord ndodheshin gjithsej 11 apo 12 persona. Fëmijët janë dërguar në spitalin Regina Margherita në Torino me helikopter shpëtimi.

Aksidenti thuhet të jetë shkaktuar nga këputja e një litari prej teli vetëm 300 metra para se teleferiku të mbërrinte në stacionin malor. Kabina u rrëzua në një zonë të pyllëzuar, të vështirë për t’u arritur, siç tregon një foto nga departamenti i zjarrfikësve, përcjell albinfo.ch. Brigada e zjarrfikësve dhe punonjësit e tjerë të shpëtimit janë në vend – dy helikopterë gjithashtu kanë qenë në veprim.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *