Itali, shpallen në kërkim 4 shqiptarë për këto arsye

0
Shpërndaje lajmin

Policia shqiptare dhe ajo italiane janë përfshirë gjatë ditës së sotme në një operacion të përbashkët të koduar “Car Wash”, përcjell albinfo.ch.
Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se operacioni që po zhvillohet në Itali, ka për qëllim lokalizimin dhe arrestimin e pjesëtarëve të një organizate kriminale të trafikut të narkotikëve.
Në kuadër të këtij operacioni u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe U. B., 36 vjeç, banues në Dibër, vëllezër, si dhe shtetasit E. P., 39 vjeç, banues në Tiranë dhe B. G., 31, banues në Vlorë.
Të katërt këta shtetas akuzohen nga autoritetet në Itali, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *