Itali/ U kap me 185 gramë marijuanë në metro, arrestohet i riu shqiptar

Share

Një 28-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Milanos pasi iu gjet një sasi lëndësh narkotike me vete. I riu po shkonte në metronë e Milanos, dhe sapo pa policinë shpejtoi hapin.

Kjo sjellje që nuk mund të mos i bënte të dyshonin efektivët, të cilët hipën bashkë me të në metro.

I dyshuari po përpiqej të “përzihej” me pasagjerët e tjerë, por agjentët e bllokuan atë dhe e shoqëruan në rajon për kontroll.

Ai kishte me vete dy mbështjellës celefon me 185 gramë marijuanë, si dhe disa kartëmonedha valutë të huaj, mes të cilave edhe shqiptare.


Share

Komente