September 25, 2021

Italia e madhe fiton Euro 2020 (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Italia është kampioni i ri i Euro 2020 pasi në finale e ka mposhtur Anglinë pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja nisi furishëm për Anglinë e cila kaloi në epërsi që në minutën e dytë të ndeshjes kur Luke Shaw realizoi një gol të bukur me të majtën nga brenda zonës.

Në pjesën e dytë Itali doli më një fytyrë tjetër dhe dalëngadalë e mori iniciativën ndaj Anglisë duke pasur edhe posedimin e topit dhe kjo edhe solli rezultat.

Në minutën e 67’ ishte Leonardo Bonucci ai që arriti të realizojë për t’i barazuar shifrat në 1-1.

Pas këtij goli, vazhdoi dominimi i italianëve por që gola të tjerë nuk pati dhe ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

As 30 minutat e vazhdimeve nuk sollën gola dhe kështu u desh që fituesi të përcaktohej pas ekzekutimit të penalltive.

Nga pika e bardhë më të suksesshëm u treguan të cilët triumfuan me rezultat 3-2. /albeu.com/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *