“Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë”, Rama zbulon për Rai Uno si reagoi Meloni kur i tregoi për turistët që nuk paguan

0
Shpërndaje lajmin

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për TG1 në Rai Uno. Ai ndër të tjera foli dhe për vizitën e homologes italiane, Giorgia Meloni.
Sipas tij, Meloni mbeti shumë e kënaqur nga pushimet që kaloi së bashku me familjen e saj.
Ndër të tjera, Rama foli dhe për rastin viral të disa turistëve italianë, të cilët ia mbathën nga një restorant në Berat pa paguar dhe Meloni ka kërkuar të paguhet fatura. Ai ndau momentin kur ia kishte dhënë lajmin homologes dhe kjo e fundit  që e kishte transmetuar te ambasadori.

Instervista e plotë:
Kryeministri Edi Rama: Shkoi shumë mirë, ishte shumë e lumtur së bashku me familjen e saj. Erdhi me traget dhe pushoi në paqe për tre ditë. Më pas ne shkëmbyem disa ide sepse ka shumë për të bërë mes Italisë dhe Shqipërisë.
Gazetari: Ju të dy keni rrugëtime politike mjaft të kundërta, ju jeni socialist, ndërsa Meloni vjen nga e djathta, Po çfarë keni të përbashkët?
Kryeministri Edi Rama: Mënyrën se si themi atë që mendojmë,  përpos kësaj kemi fatin që këto ndarjet e majtë e djathtë  janë thjeshte pjesë e historisë tashmë.  Në momentin që duhet të merren vendime, duhet të jemi konkret.
Gazetari: Në Shqipëri ka një boom turistësh, po na bëni konkurrencë?
Kryeministri Edi Rama: Të thuash kështu është vërtet e tepërt, sepse konkurrencë Italisë nuk i bën dot askush.
Gazetari: Po cili mund të jetë roli i vendit tonë në afrimin e Shqipërisë në Europë?
Kryeministri Edi Rama: Pavarësisht se kë ka patur Kryeministër, Italia ka qenë gjithnjë avokati ynë  dhe Giorgia në fakt flet madje për një riunfikim të Bashkimit Europian, jo thjesht për integrim europian.
Gazetari: Së fundi në një episod të veçantë  në rrjetet sociale u bë virale një video  ku një grup italianësh janë larguar nga restoranti pa paguar. Është e vërtetë që kur kryeministrja e ka mësuar këtë i ka kërkuar ambasadorit të paguajë faturën?
Kryeministri Edi Rama: Unë ia tregova këtë gjë për të qeshur pak dhe të gjithë rreth saj u shkulen se qeshuri, por ajo u ngrys ne fytyre. U kthye nga Ambasadori:
“Ju ambasador duhet të paguani atë faturë dhe të bëni një komunikim dhe të kërkoni falje sepse këta janë të turpshëm, dhe unë, ata që janë turpi i Italisë nuk i pranoj”  i tha me atë dialektin e vet fantastik roman./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *