Italia nënshkruan marrëveshje gazi me Algjerinë

Shpërndaje lajmin

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi ka rënë në konsensus për marrëveshje gazi me Algjerinë, me synim reduktimin e varësisë së vendit të tij nga importet ruse.
Sipas marrëveshjes së bërë, furnizimet e gazit do dërgohen përmes një tubi nënujor,  i cili lidh Algjerinë me Italinë.
Italia blen 40% të furnizimeve të gazit natyror në Rusi ndërsa pjesën tjetër jashtë.
Gjatë vizitës së Z.Draghi në Algjeri, tha se qeveria e tij kishte nënshkruar një marrëveshje paraprake për bashkëpunimin energjetik me Algjerinë.
“Menjëherë pas pushtimit të Ukrainës, unë njoftova se Italia do të lëvizte me shpejtësinë maksimale për të reduktuar varësinë nga gazi rus. Marrëveshjet e sotme janë një përgjigje e rëndësishme ndaj këtij qëllimi strategjik, ndërsa të tjerat do pasohen”, tha ai.
 
LEXONI GJITHASHTU:

Mbretëria e Bashkuar pretendon se Rusia ka përdorur armë kimike në Ukrainë
Nokia do të ndalojë së bëri biznes në Rusi

Leave a Reply

Your email address will not be published.