Italia raporton 652 vdekje e 28,337 raste të reja me koronavirus

Share

corona itali 280x280 1

Italia ka regjistruar 28,337 infeksione të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, tha Ministria e Shëndetësisë të dielën, nga 34,767 një ditë më parë.

Ministria gjithashtu raportoi 562 vdekje të lidhura me COVID 19, nga 692 të shtunën dhe 699 të premten.

Italia ishte vendi i parë perëndimor që u godit nga virusi dhe ka pasur 49,823 viktima nga COVID-19 që nga shpërthimi i saj në shkurt, numri i dytë i numrit më të lartë në Evropë pas Britanisë, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch


Share

Komente