September 25, 2021

Italia regjistroi 4,147 të infektuar dhe 171 humbje jete në 24 orët e fundit

Shpërndaje lajmin

Në 24 orët e fundit, Italia ka regjistruar 4.147 raste të reja me koronavirus nga 243,967 teste të kryera si dhe 171 humbje jete. Shkalla e pozitivitetit në vend qëndron në 1.7%, pak më shumë se 1.5% që ishte të mërkurën. Totali i viktimave që nga fillimi i pandemisë shkon në 125,793 kurse të shëruarit për sot janë 10,808.

Numri i pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv është 1,206, pra 72 më pak krahasuar me një ditë më parë. Nga ana tjetër, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, në pavijonet e tjera Covid janë të shtruar 7,707 pacientë me simptoma, 411 më pak se në 24 orët e shkuara. /abcnews.al/


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *