Italia vazhdon të shënojë shifra të larta të të infektuarve me Covid-19

Share

413028648 highres 280x280 2

Në Itali janë konfirmuar sot 13 314 raste të reja COVID-19 dje 356 viktima në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë italliane të Shëndetësisë.

Norma e pozitivitetit për rastet e reja është në 4,4%, e krahasuar me 5,6% dje, raporton Ansa, përcjell Albinfo.ch.

Pacientët e pranuar në kujdesin intensiv janë 2 146, me 28 më shumë se dje.

Nga ana tjetër, pacientët e shtruar në spital me simptoma janë 18 295 (+140).

Rastet pozitive aktuale kanë filluar të rriten sërish duke arritur në 387 948 (+45 krahasuar me dje).

Totali i personave të shëruar është 2 347 866 (+12 898).

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 96 348.

 


Share

Komente