Italia “zgjohet” nga tërmeti, sa ishte magnituda

Shpërndaje lajmin

Një tërmet me magnitudë 4.3 u regjistrua në Marche pranë brigjeve të Pesaros , në orën 6:20 të ditës së sotme, i ndjekur nga një tjetër me magnitudë 3.2 në orën 6:23.
Tg Com shkruan se nuk janë raportuar dëme apo probleme në njerëz. Epiqendra e goditjes së fundit, e ndjerë edhe në Ankona, është 9 km e thellë, 21 km në lindje të Fano dhe 28 km nga Pesaro.
Grumbullimi i tërmeteve vazhdon në rajonin Marche, i cili ka shkaktuar dëme prej disa dhjetëra miliona eurosh dhe mbi njëqind persona të zhvendosur midis provincave Ancona dhe Pesaro Urbino.
/Abcnews.al.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *