Italianët “të çmendur” pas bregdetit/ Canale 5: Aeroporti i Tiranës flet italisht

0
Shpërndaje lajmin

Televizioni i njohur italian Canale 5 i ka dedikuar një kronikë televizive fluksit të turistëve italianë që kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në Shqipëri.
Media italiane ka vendosur theksin te çmimet e ulëta krahasuar me Italinë, ndërsa thonë se në këtë pikë të bumit turistik, “aeroporti i Tiranës flet italisht”.
“Asnjëherë nuk ka pasur kaq shumë turistë që kanë ardhur nga Italia për të kaluar pushimet e tyre, duke shmangur çmimet e shtrenjta të shtëpisë sonë”,-shkruan media italiane.
Sipas medias italiane çmimet në plazhet Shqiptare në krahasim me Italinë janë shumë më të ulëta, madje edhe ushqimet e restoranteve, ku prodhimet e detit joshin turistët, por pa ua boshatisur atyre portofolin.
Një turiste shprehet se ka arritur të sigurojë biletën e avionit, shtëpinë ku do të qendrojë dhe makinën për vetëm 150 euro, ndërsa të tjerë thonë se mund të marrin një çadër me 2 shezlonge për 5 euro përgjatë bregdetit të Durrësit.
“Çmimet në plazh në krahasim me Italinë janë shumë më të ulëta, madje edhe ushqimet e restoranteve, ku prodhimet e detit joshin turistët, por pa iu boshatisur portofolin”, shprehet gazetari italian gjatë raportimit.
Megjithatë jo vetëm Durrësit ka arritur të joshë shtetasit italianë, të cilët i janë drejtuar edhe bregdetit të Kavajës ku kanë mundur të gjejnë plazhin me rërë të bardhë.
LEXONI GJITHASHTU:

4500 turistë në ditë në Sarandë, këtë vit kanë ardhur mbi 327 mijë të huaj
Policia shpëton turistët francezë në Shkodër, Balla: Si në besën e shqiptarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *